Site icon Telegrafi

Pesë të arrestuar për detyrim në prostitucion dhe bashkëkryerje

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftimit të dukurive kriminale, ka zhvilluar një hetim të cilin e ka realizuar Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ndërsa hetimi është udhëhequr nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë.

Gjatë hetimit është zbatuar urdhëresa e gjykatës për masa të fshehta të hetimit dhe zbulimit.

Më 24 maj 2017 janë arrestuar pesë persona nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘bashkëkryerje”.

Me aktvendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë tre të dyshuarit: B. K. 1962; M. K. 1994 si dhe A.R 1995.

Kurse dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt: A.B 1989 dhe N.H 1999.

Gjatë realizimit të këtij plani janë gjetur dhe janë konfiskuar prova relevante për rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version