Spanja tashmë është kthyer në një vatër të talenteve dhe futbollistëve të mëdhenj.
Tashmë shumë futbollistë të dalë nga La Liga luajnë në Ligën Premier dhe janë ndër më të mirët.
Lojtar si David Silva e Nolito te Manchester City, Andre Herrera te Manchester United, Diego Costa e Cesc Fabregas te Chelsea, Santi Cazorla te Arsenal janë disa nga emrat më të mëdhenj që nga La Liga po bëjnë karrierë në Ligën Premier, shkruan Marca.
Por janë disa lojtarë të rinj që janë rënë nën vëzhgimin e klubeve gjigante angleze.
Më poshtë janë pesë lojtarët më të kërkuar.
Fran Villalba (Valencia – 19 vjeçar) – Që tani lojtar i ekipit të parë. Lakuriqët kanë nënshkruar kontratë të re me mesfushorin për ta larguar interesimin e Manchester Unitedit.
Sergio Gomez (Barcelona -16 vjeçar) – Pjesë e Blaugranave që nga mosha 11 vjeç. Ai kërkohet nga Liverpooli.
Pedro Ruiz (Real Madrid – 16 vjeçar) – Një sulmues me të ardhme dhe kërkohet nga United dhe Tottenham.
Jandro Orellana (Barcelona – 16 vjeçar) – Shumica e klubeve të mëdha në Angli janë vënë në kërkim të tij. Luan mesfushor.
Unai Simon (Athetic Club – 19 vjeçar) – Portieri më premtues spanjoll. Disa klube angleze kanë dërguar skautë për ta parë nga afër.