Shënimi i golave e bën dallimin dhe sulmuesit mbron lojtarët më të vlerësuar në futboll.
Mbret i golit mbetet Pele i cili ka shënuar 1281 gola në 1363 ndeshje.
Sot lojtarët nuk mund t’i arrijnë këto shifra, por ka nga ata që aktualisht kanë mbi 400 gola.
David Villa
I pesti në listë është David Villa, që ka shënuar 401 gola deri më tani.
Ai ka luajtur për klube si Valencia, Barcelona dhe Atletico Madrid. Aktualisht luan te New York City në MLS.
Luis Suarez
‘El Pistolero’ ka shënuar deri më tani në karrierën e tij 420 gola.
Për të arritur në këtë shifër ai është dashur të zhvillojë 664 ndeshje.
Zlatan Ibrahimovic
Sulmuesi suedez Ibrahimovic është nga ata që ka shënuar shumë gola në vitet e fundit.
Ai në total ka 486 gola. Aktualisht është në MLS .
Lionel Messi
I dyti me radhë është argjentinasi Lionel Messi.
Ai është golashënuesi më i mirë i Barcelonës në të gjitha kohërat. 550 gola me Barceonën, ndërsa 61 me Argjentinën. Në total 611 gola.
Cristiano Ronaldo
Mbreti i golit është Cristiano Ronaldo.
Gjatë 16 viteve në futbollin profesionist ka mundur ta gjejë rrjetën në plot 651 raste. /Telegrafi/