Është zhvilluar faza e dytë e ndeshjeve play-off të vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Tashmë dihet pesë skuadrat që e kanë siguruar fazën e grupeve në këtë garë prestigjioze. Celtic. Olympiacos, Napoli, Sevilla dhe Maribor kanë kaluar tutje.
Napoli i Elseid Hysajt ka fituar edhe si mysafir ndaj Nices (2-0) dhe me rezultat të përgjithshëm 4-0 kalon tutje.
Po ashtu edhe Besnik Hasi me Olympiacosin e tij ka kaluar në fazën e grupeve.
Hasi eliminoi Rijekën duke e mposhtur në dy ndeshje.
Sevilla është tjetër skuadër që e ka siguruar fazë e grupeve edhe pse me mjaftë vështirësi.
Klubi andaluzian edhe pse kishte fituar në ndeshjen e parë 2-1 rrezikoi në ndeshjen kthyese ndaj Basaksehir ku barazoi 2-2.
Celtic po ashtu ka kaluar tutje kundër Astanas me rezultat të përgjithshëm 8-4.
Maribori i Valon Ahmedit ka kaluar tutje përballë Hapoel Beer Sheva duke e mposhtur 1-0 në shtëpi dhe falë golit në fushën kundërshtare, ecën tutje. /Telegrafi/