Profesori Pillemer ka analizuar mënyrën e jetës së njerëzve, që jetojnë gjatë dhe duke biseduar me 1,500 persona të moshave prej 70 e deri mbi 100-vjeçarë.
Mbajeni mend që jeta është e shkurtër!
Profesori Pillemer studimin e ka filluar me një pyetje ë thjeshtë: “Cilat janë leksionet më të rëndësishme që i keni mësuar gjatë jetës? Të anketuarit janë marrë me punë të ndryshme gjatë jetës, kanë pasur status e të ndryshme të pasurisë dhe familjes. Por, të gjithë e kanë dhënë një përgjigje të njëjtë: Jeta është e shkurtër, transmeton Telegrafi.
Bëjeni punën që e pëlqeni!
Shumë nga të anketuarit e tij kanë kaluar nëpër kohëra shumë të vështira ekonomike, por megjithatë të rinjtë i kanë këshilluar që të , sigurojnë vende të sigurta të punës, si dhe punë që paguhen mirë. Këshilla e tyre: Bëjeni punën në të cilën kënaqeni!
Kujdesuni mirë për shëndetin!
Kronologjia moderne, mënyra jo e shëndetshme dhe stresuese e jetës nuk do të thonë se do të vdesim më shpejt, por që reduktohet kualiteti i jetës. Ndërsa në vend të këshillës së llojit “Hani shumë pemë, mos pini duhan, flini herët” pjesëmarrësit e studimit në pyetjet lidhur me kujdesin shëndetësor kryesisht kanë dhënë të njëjtën përgjigje: Silluni ndaj trupit tuaj, sikur të keni nevojë për të në 100 vitet e ardhshme.
Jini të lumtur përkundër kohërave të vështira!
Studimi ka zbuluar edhe se sa është e rëndësishme që të dihet që vetë jemi përgjegjës për lumturinë tonë. Profesori Pillemer thotë se si poenta është në faktin që pjesëmarrësit e studimit edhe e kanë përjetuar një gjë të tillë. Ata i këshillojnë të rinjtë, të cilët në njëfarë mënyre jetën e tyre e vendosin në pritje, duke planifikuar që një ditë do të jenë të lumtur kur ta përfundojnë fakultetin, kur do të kenë familje, kur të punësohen, etj, që thjesht të kënaqen me të sotmen, përkundër kohërave të vështira.
Është e pakuptimtë që të ndieni keqardhje për të kaluarën
Pjesëmarrësit e studimit e kanë befasuar paksa profesorin Pillemer me përgjigjen në pyetjen se për çfarë ju vjen më së shumti keq në jetë? Edhe pse ka pritur përgjigje të lidhura me afera martesore, varësi të ndryshme, punë të dyshimta e gjëra të ngjashme, ka marrë përgjigje krejtësisht tjetër. “Më vjen keq që kam kaluar aq shumë, duke u brengosur dhe duke pasur brejtje të ndërgjegjes”. /Telegrafi/