Site icon Telegrafi

Pesë raste të vjedhjeve në Kosovë në 24 orë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të vjedhjeve në 24 orët e fundit.

Rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë e Prizren.

Fushë Kosovë 09.08.2021-04:12. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit të tij dhe nga aty kanë vjedhur arkën në të cilën kishte para të gatshme.

Fushë Kosovë 09.08.2021-11:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë hapur derën e zyrës së ankesave dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme.

Prishtinë, 09.08.2021-09:22. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur në market. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sali Saramati, Prizren, 09.08.2021-23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij me forcë nga dritarja dhe kanë vjedh para të gatshme, stoli ari dhe koleksion të orëve. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse për hetimin e rastit.

Skorobishtë, Prizren 09.08.2021-17:20. Për shkak të një kontesti pronësor në një rrahje janë përfshirë katër të dyshuar meshkuj kosovar, ku tre nga ta janë arrestuar. Lidhur me rastin lëndime trupore kanë pësuar  tre të dyshuarit ku pas marrjes së tretmanit mjekësor dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version