Site icon Telegrafi

Pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Foto: Arkiv

Pesë raste të reja të infektimit me coronavirus janë konfirmuar të enjten në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 233 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar shtatë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.221.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 52.

Në 24 orët e fundit MSh njofton se janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.829.680 doza të vaksinës.

823.347 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.914 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version