Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh.
Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Podujevë, Deçan, Pejë e Gjakovë.
Prishtinë, 30.03.2022 – 21:55. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj mashkull kosovar, i cili sipas saj është me të meta mentale. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
Podujevë, 31.03.2022 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Deçan, 30.03.2022 – 19:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një zënke verbale kishte sulmuar fizikisht viktimën kosovare (bashkëshorten e tij). Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Pejë, 31.03.2022 – 18:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes, viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë, 31.03.2022 – 01:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është keqtrajtuar psiqikisht dhe është kanosur nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante. /Telegrafi/