Site icon Telegrafi

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Graçanicë, Gllogoc, Prizren, Deçan.

Prishtinë 02.12.2021 – 22:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, djali i tij me të meta psikike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në repartin Psikiatrik. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Graçanicë 02.12.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 02.12.2021 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prizren 03.12.2021 – 15:30. Viktima femër kosovare ka informuar se burri i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtuar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Deçan 03.12.2021 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar psiqikisht dhe fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version