Telegrafi

Pesë raste kur futbollistët u rikthyen pas pensionimit (Foto)

Lionnel Messi paralajmëroi pensionimin nga kombëtarja e Argjentinës.

Por, mbetet të shihet nëse do të ndodh kjo pasi që edhe në të kaluarën ka pasur futbollistë që kishin paralajmëruar pensionimin, e që më pas kanë ndërruar mendje.

I tillë është edhe rasti edhe me legjendën e futbollit francez, Zinedine Zidane, i cili ishte pensionuar nëp vitin 2004, ndërsa ishte rikthyer dy vite më vonë, transmeton Telegrafi.

Si Zidane, kishte vepruar edhe Claude Makalele dhe Lilian Thuram, të cilët u rikthyen pas pensionimit në kombëtaren franceze.

Njëjtë si treshja franceze ka vepruar edhe Jamie Carragher me kombëtaren angleze dhe Henrik Larsson në Suedi. /Telegrafi/