Pesë policë janë pezulluar nga detyra dhe dy të tjerë janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit.
Në Vlorë janë pezulluar punonjës të qarkullimit rrugor të cilët merrnin ryshfet për mosvendosjen e gjobave ndaj drejtuesve të mjeteve që konstatonin në shkelje.
Ndërkohë, në Korçë 2 policë të kufirit në Kapshticë janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bazë të vendimit të Gjykatës së Korçës.
2 kontrollorët Denis Manoku dhe Ardian Prenja manipulonin të dhënat në sistemin TIMS me qëllim shmangien e detyrimeve doganore të mjeteve që futen në Shqipëri.