Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku si pasojë pesë persona janë lënduar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti
Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin. /Telegrafi/