Pesë persona janë arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur një person.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në Llapushnik të Drenasit.
Tutje bëhet e ditur se janë kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar; pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur viktimën mashkull kosovar. Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raport.
Gjithashtu në raport bëhet e ditur se pas intervistimit pesë të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/