Telegrafi

Pesë persona dyshohet se dhunuan një femër në Prishtinë – arrestohen dy prej tyre

Një femër në Prishtinë dyshohet se është dhunuar nga pesë persona të dyshuar.

Sipas raportit të policisë thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën  e lartcekur  ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.

Policia njofton se lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë  janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/