Shqipëria zhvillon sot (25 mars) miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj, ku përballë do të ketë Suedinë.
Kuqezinjtë janë mysafirë të suedezëve për ndeshjen që luhet në stadiumin “Friends Arena”.
Shqipëria pësoi humbje 3-0 ndaj Kilit në fundjavën që shkoi, andaj Sylvinho do të synojë të mbyllë këtë fazë të miqësoreve me fitore.
Por, Suedi nuk është një kundërshtar i lehtë dhe do të tentojë po ashtu fitoren.
Për këtë ndeshje, Sylvinho pritet të bëjë disa ndryshime nga ndeshja me Kilin, për të testuar disa fytyra të tjera, raporton Telegrafi.
Etrit Berisha pritet të zëvendësojë Thomas Strakoshën në portë, ndërsa në katër mbrojtëse mund të jetë vetëm një ndryshim, ku Ivan Balliu hyn në vend të Elseid Hysajt, gjersa vendin e mbajnë Berat Gjimshiti, Mitaj dhe Mihaj.
Edhe në mesfushë me shumë gjasë do të ketë një ndryshim, ku Ernest Muçi zë vendin e Nedim Bajramit, e Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani qëndrojnë.
Sulmi pritet të duket shumë më ndryshe nga ndeshja me Kilin, pasi, Arbër Hoxha dhe Armando Broja e nisin nga fillimi, ndërsa qëndron Jasir Asani. /Telegrafi/