Italianët duan derbit dhe fatmirësisht kanë shumë nga ata. Derbit e qytetit (Milano, Torino, Roma, Genoa), ata regjional (Palermo-Catania), por është një derbi i debive dhe ai është mes Juventusit dhe Interit, nuk quhet kot Derbi i Italisë.
Ky derbi i së dielës ishte numër 219 dhe i takoi Juves me golin e Juan Cuadrados.
Rivaliteti mes tyre është historik, por tashmë e 50 vite është edhe zyrtarisht pasi gazetari Gianni Brera ishte i pari që në sezonin 1967/68 e quajti këtë takim ‘Derby d’Italia’.
Ndërsa më poshtë keni pesë takimet mes Interit dhe Juves që krijuan historinë e madhe të ‘Derbit të Italisë’:
5. 14 nëntor 1909: I pari Derby D’Italia
Juventusi kanë dominuar futbollin italian që nga 1897, por Interi nuk është krijuar deri në vitin 1908. Në këtë takim fitoi Zonja e Vjetër me rezultat 2-0, të dy golat u shënuan nga Ernesto Borel.
4. 10 qershor 1961: Fitoja më e madhe, por edhe më kontroverse
Juve ne stadiumin e tyre komunal në Torino ishte tashmë gati për një ndeshje të madhe, atë ndaj Interit. Kampionati kishte vetëm dy ndeshje dhe fituesit i këtij takimi me shumë mundësi do e fitonte dhe titullin në fund.
Shumë njerëz tashmë ishin në stadium, më shumë sa që duhej. Kishte më shumë tifozë se sa ulëse në stadium. Në minutën e 31-të gjyqtari ndali lojën pasi tifozët u futën në fushë dhe fitues në tavolinë u shpall Interi.
Disa ditë më vonë, federata e Italisë, president i së cilës ishte Umberto Agnelli, në atë kohë edhe president i Juventusit, urdhëroi përsëritjen e takimit.
Në atë kohë presidenti i Interit, Angelo Moratti u nervozua shumë dhe vendosi të dërgon ekipin e të rinjve të luajnë takimin e dytë. Me këtë rast Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 9-1, ku sulmuesi argjentinas Omar Sivori shënoi gjashtë gola.
Në këtë takim kishte edhe dy episode tjera: Ishte ndeshja e fundit për legjendën e Juventusit, Giampiero Boniperti. I cili në fund të takimit thjesht hoqi këpucët sportive dhe ia dhuroi një njeriu nga stafi teknik duke i thënë: “Merri, nuk do më duhen më”.
Në këtë ndeshje debutoi Sandro Mazzola, i cili shënoi golin e vetëm për Interin në takim, por më pas ai u bë një nga lojtarët më të mëdhenj në Itali dhe botë. Aq i ri ishte në këtë takim, sa erdhi pak minuta para derbit, pasi kishte test në shkollë në ditën e ndeshjes.
3. 26 prill 1998: Ronaldo dhe penalltia e famshme
Interi ishte mysafir i Juves në stadiumin Delle Alpi dhe fillimisht dukej një derbi normal.
Por, ky takim vazhdon të mbetet në histori, jo për gola apo gjëra të tilla, por për mos-referimin te penalltia e famshme që iu mohua Ronaldos. Pas kësaj Juve mori një kundërsulm dhe Del Piero u pengua në zonë dhe referi akordoi penallti. Edhe pse italiani e humbi, Juve fitoi në fund me rezultat 1-0.
Kjo ndeshje ngriti aq shumë pluhur, sa për atë u fol edhe në parlamentin italian, kur debati shpejt kaloi nga kontrolli.
Disa vite më vonë në 2006, skandali Calciopoli zbuloi se Juventusi së bashku me disa ekipe tjera kishin rregulluar referimin në disa ndeshje mes viteve 1990 dhe 2005.
2. 22 mars 2008: Rikthimi i madh i Juventusit
Në 2006-2007, Juventus ra në Serie B pas skandalit të Calciopoli, por ata u kthyen një vit më vonë.
Ndesha e parë në Torino përfundoi me barazim, kurse në të dytën Juve fitoi me rezultat 2-1, duke u bërë ekipi i parë në Serie A që e mundi atë sezonin Interin në shtëpi. Zonja e Vjetër përfunduan rrugëtimin e zikaltërve prej 18 ndeshjeve pa humbje në San Siro, duke konfirmuar rikthimin e madh të tyre në futboll.
1. 5 Dhjetor 2009: Derbi i ashpër
Nëse ka diçka që e prishë bukurin futbollit italian janë incidentet raciste që ndodhin shumë shpesh në stadiume.
Në dhjetorin e 2009, Interi udhëtoi për në Torino dhe në skuadër ishte edhe i famshmi Mario Balotelli. Drejtori i Juventusit, Jean-Claude Blanc, së bashku me legjendat Gaetano Scirea, Mirella Scirea, ishin shumë të frikësuar se grupet ultrase do të sulmonin Balotellin me sulme raciste dhe kështu ai shkoi personalisht t’i kërkojnë atyre që mos ta bënin këtë.
Por, fatkeqësisht në fushë në fund kishte vetëm dhunë. Shtatë karonë të verdhë, një i kuq dhe Jose Mourinho u përjashtua pas mosmarrëveshjeve me gjyqtarin, klasike nga Mou. /Telegrafi/