Site icon Telegrafi

Pesë milionë klikime për këngën e re të Dua Lipës dhe Pop Smoke

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, në fund të muajit që lamë pas publikoi këngën e re.

“Demeanor” titullohet kënga të cilën e ka sjell në bashkëpunim me rap-artistin e ndjerë, Pop Smoke.

Projekti është pjesë e albumit të tij të ri të quajtur “Faith”, i cili njëherësh është lansuar pas vdekjes së tij dhe se është aktiv që nga 16 korriku.

Kënga, e publikuar saktësisht më 29 korrik, u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime.

Lexo po ashtu Dua Lipa publikon klipin "Demeanor", në bashkëpunim me artistin e ndjerë Pop Smoke

E lumtur për këtë sukses, ylli nga Kosova ka ndarë disa imazhe nga prapaskenat e klipit dhe shtoi: “Mbi 5 milionë klikime për Demeanor. Faleminderit”.

Reperi 20 vjeçar ndryshe u qëllua dhe mbeti i vdekur në shkurt të vitit të kaluar, pasi gjashtë burra të maskuar hynë në shtëpinë e tij në Hollywood Hills.

Motivi për të shtënat nuk ishte përcaktuar dhe është akoma e paqartë nëse ishte një sulm i synuar apo i rastësishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version