Site icon Telegrafi

Pesë milionë banorë mbesin pa energji elektrike në Ohio (Video)

Pesë milionë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike, pas kalimit të tornados në shtetin e Ohios, njoftuan sot autoritetet lokale dhe shërbimet meteorologjike.

”Disa pjesë të shtetit, në qendër të SHBA-së, janë gjithashtu të rrezikuara nga rritja e shpejtë e nivelit të ujit”, bën të ditur shërbimi meteorologjik kombëtar, National Weather Service.

Numri i saktë i të plagosurve është ende i pakonfirmuar, për momentin nuk ka njoftime për të vdekur.

Kalimi i tornados ka shkatërruar shtëpi dhe rrëzuar pemë në qytetin e Dayton./ATSH/

Exit mobile version