Site icon Telegrafi

Pesë lojtarët që mund t’i transferojë Chelsea në janar dhe formacioni i mundshëm i Lampardit

(Foto: Getty Images/Guliver/The Sun)

Chelsea pritet të bëjë shpenzime të mëdha në afatin kalimtar të janarit pas heqjes së pezullimit për të transferuar lojtarë.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv me bazë në Zvicër e ka pranuar apelin e klubit anglez lidhur me transferimin e lojtarëve të rinj.

Prioritet për trajnerin Frank Lampard janë mbrojtja dhe sulmi, në mënyrë që skuadra të jetë e gatshme që në sezonin e ardhshëm të konkurrojë për titull.

SunSport ka bërë një listë prej pesë lojtarësh që mund t’i transferojë Chelsea, si edhe formacionin e mundshëm pasi të ndodhin transferimet.

Ben Chilwell (Leicester City), Wilfried Zaha (Crystal Palace), Jadon Sancho (Borussia Dortmund), Benoit Badiashile (Monaco) dhe Callum Wilson (Bournemouth) – janë shënjestrat e Lampard për afatin kalimtar dimëror, ndërsa më poshtë është formacioni i mundshëm i Chelseat pas blerjes së lojtarëve të rinj. /Telegrafi/

(Foto: The Sun)
Exit mobile version