Real Madridi ka larguar pesë lojtarë këtë verë, Karim Benzema, Marco Asensio, Eden Hazard, Mariano Diaz dhe Jesus Vallejo.
Sipas Eder Militaos, dalja që preku më shumë në dhomat e zhveshjes ishte ajo e sulmuesit francez.
“Dalja e Benzemas? Natyrisht, u mërzitëm që ai u largua. Për mua, ai është numri 9 më i mirë në botë. Por, jeta vazhdon, tani duhet të strukturohemi përsëri”, deklaroi mbrojtësi brazilian.
Real Madrid nënshkroi Joselun për të zëvendësuar Benzema.
Mirëpo, 33-vjeçari nuk mund të konsiderohet një sulmues më i mirë që mund të shënojë mbi 30 gola në sezon.
Kështu, Real Madridi është ende i interesuar për nënshkrimin e Kylian Mbappes këtë verë. /Telegrafi/