Ikona e futbollit uellsian, Gareth Bale, është pensionuar në moshën 33 vjeçare duke i dhënë fund një karrierë mjaft të dekoruar.
Ai e bëri të ditur vendimin e tij përmes publikimeve në rrjetet sociale, gjashtë javë pas largimit nga Kampionati Botëror, ‘Katar 2022’.
Bale kaloi 18 vite të suksesshme në botën e futbollit dhe arriti suksese të mëdha me Real Madridin, ndërsa Sportsmail ka sjellë numrat prapa karrierës fantastike:
2 – Futbollisti i parë uellsian që shënon dy het-trikë me përfaqësuesen (ndaj Kinës në mars 2018 dhe ndaj Bjellorusisë në shtator 2021).
2 – Gjuajtje të lira. Në ‘Euro 2016’, ai u bë lojtari i parë që shënonte dy gjuajtje të lira në një Kampionat Botëror që nga gjermani Thomas Hassler në vitin 1992.
3 – Gola kundër Anglisë, Sllovakisë dhe Rusisë në ‘Euro 2016’. Ai u bë lojtari i parë që shënonte në të tria ndeshjet grupore në Evropian që nga Milan Baros e Ruud Van Nistelrooy në vitin 2004.
4 – Klubet në të cilat ka luajtur: Southampton, Tottenham Hotspur, Real Madrid dhe Los Angeles FC.
5 – Trofe të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.
7 – Gola në ‘Euro 2016’ duke e kualifikuar Uellsin pas pritjes 58 vjeçare në një turne të madh.
16 – Bale ishte 16 vjeç e 315 ditë kur u bë lojtari më i ri që luante për përfaqësuesen e tij më 27 maj 2006. Harry Wilson ia mori rekordin në tetor 2013 duke luajtur ndaj Belgjikës si 16 vjeç e 207 ditë.
16 – Numri total i trofeve të fituara te Real Madridi duke i përfshirë tre tituj të La Ligas.
17 – U bë lojtari më i ri i Uellsit më 7 tetor 2006 duke realizuar ndaj Sllovakisë nga gjuajtja e lirë në kualifikimet për Evropian.
24 – Numri i ndeshjeve të Ligës Premier pa fitore që Bale i zhvilloi në fillet e karrierës së tij te Tottenhami.
41 – Rekordi golashënues me përfaqësuesen duke lënë prapa rekordmbajtësin Ian Rush me 28 gola.
58 – U bë lojtari i parë uellsian që shënonte në një turne të madh pas 58 vitesh.
64 – Bale u bë futbollisti i parë i Uellsit që shënoi në një Kampionat Botëror pas 64 vitesh, në Katar. Goli i fundit ishte realizuar nga Terry Medwin në Kampionatin Botëror të vitit 1958.
67 – Asistime të regjistruara për Real Madridin. Ky numër është më i madh se cilido futbollist tjetër britanik i Los Blancos, duke përfshirë David Beckhamin (51 asistime).
85 – Real Madridi e bëri Bale futbollistin më të shtrenjtë në histori kur e transferoi nga Tottenhami për 85.3 milionë funte (96.7 milionë euro) në vitin 2013.
106 – Gola të shënuar te Real Madridi. Më shumë se legjenda braziliane, Ronaldo (104 gola me Los Blancos).
111 – Numë rekord të paraqitjeve me përfaqësuesen e Uellsit.
/Telegrafi/