Site icon Telegrafi

Pesë kombëtaret që duhet të konsiderojnë angazhimin e Jose Mourinhos

Jose Mourinho është i gatshëm që të rikthehet në futboll, pas shkarkimit që mori nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar.

The Special One ka bërë të ditur në disa intervista se ai mund ta marrë drejtimin e ndonjë kombëtareje, por do të pres për oferta.

Trajneri portugez ndër të tjerash kishte zbuluar se do ta merrte edhe drejtimin e ndonjë klubi evropian, por nuk ka lënë anash edhe kombëtaret.

Portugalia

Mourinho tashmë e ka zbuluar dëshirën e tij që në një të ardhme të afërt të merr drejtimin e kombëtares së Portugalisë. Fernando Santos tashmë ka treguar një sukses të lartë, duke e fituar Kampionatin Evropian në vitin 2016, për të pasuar më pas me suksesin në finale e Ligës së Kombeve.

Por, ish-trajneri i Chelseat mund ta marrë drejtimin e Portugalisë, pasi Santos më nuk është i motivuar sa ishte më parë që ta drejtonte skuadrën drejt sukseseve të tjera.

Belgjika

Suksesi i Roberto Martinez me Belgjikën në Kupën e Botës në vitin e kaluar bëri që të kap interesimin e Barcelonës. Nëse Ernesto Valverde nuk tregon sukses qysh në pjesën e parë të sezonit të ri, atëherë do të shkarkohet nga kataluansit, që mund të zëvendësohet nga Martinez. Ky do të ishte edhe një lajm i mirë për Mourinhon që ta marrë drejtimin e kombëtares belge.

Argjentina

‘Los Albiceletes’ dhe Lionel Messi po e kërkojnë me çdo kusht triumfin në Kupën e Botës dhe në Kupën e Amerikës, mirëpo që disa vite janë duke dështuar. Jose Mourinho mund të jetë personi i duhur që argjentinasit të triumfojnë në arenën ndërkombëtare.

Kolumbia

Një zgjedhje dytësore për portugezin, mirëpo Kolumba do të ishte një eksperiencë e mirë për Jose Mourinhon. Bashkëkombësi i Special One, Carlos Queiroz po i drejton aktualisht kolumbianit, mirëpo ish-trajneri i Interit mund ta marrë drejtimin e tyre para se të fillojnë kualifikimet për Kupën e Botës.

Spanja

Javë më parë Luis Enrique njoftoi se po largohej nga Furia e Kuqe për shkaqe personale, për t’i lënë kështu rrugën hapur Jose Mourinohs që ta marrë drejtimin e Kombëtares së Spanjës. Portugezi tashmë e njeh shumë mirë mentalitetin e futbollit spanjoll pasi në të kaluarën ka drejtuar Real Madridin dhe suksesi i tij në arenën ndërkombëtare do të ishte i garantuar. /Telegrafi/

Exit mobile version