Kombëtaret evropiane të futbollit janë duke luajtur në kualifikime për në Kampionatin botëror.
Dhe për çdo shtet kualifikimi në botëror do të thotë shumë, kështu që lojtarët e ekipeve kombëtare stimulohen me premio të ndryshme.
Portali i njohur turk ‘Sporx.com’, ka publikuar listën e pesë Kombëtareve me premiot më të mëdha në rast kualifikimi në botëror.
Vendin e parë e mbanë Turqia që i ka premtuar lojtarëve nga 500 mijë euro në rast se arrijnë të kualifikohen për në ‘Rusia 2018’.
Italia zë vendin e dytë me 400 mijë euro për kokë lojtari në rast kualifikimi.
Ndërkohë Spanja renditet e treta me 340 mijë euro në rast kualifikimi ku janë në grup me Shqipërinë.
Vendin e katërt e zë Kombëtarja e Gjermanisë që u ka premtuar lojtarëve premio nga 300 mijë euro nëse kualifikohen.
Ndërkohë në pozitën e pestë është kampioni evropian Portugalia me 275 mijë euro. /Telegrafi/