Bayern Munichu e ka fituar trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit pas fitores prej 1-0 kundër Paris Saint-Germainit.
Bavarezët zhvilluan lojë të sigurt që nga fillimi duke e marrë dalëngadalë kontrollin, ndërsa goli i Kingsley Coman në pjesën e dytë rezultoi fatal për parisienët.
Në këtë mënyrë, klubi gjerman është ngritur në listën e klubeve me më së shumti trofe të Ligës së Kampionëve (të quajtur më herët Kupa Evropiane), pasi i ka fituar gjashtë sosh.
Real Madridi e ka fituar më së shumti garën më të madhe evropiane për klube, plot 13 herë.
Në vend të dytë ndodhet Milani me shtatë trofe, ndërsa Liverpooli dhe Bayerni mbajnë pozitat tre dhe katër me nga gjashtë trofe.
Në vend të pestë ndodhet Barcelona që e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve në histori të klubit. /Telegrafi/