Site icon Telegrafi

Pesë investitorët që vunë milionat e tyre në kriptovaluta

Nëse kërkoni këshilla rreth kriptovalutave, atëherë ndiqni investitorët që kanë derdhur shuma të mëdha në Bitcoin, Ethereum dhe monedhat e tjera dixhitale.

Telegrafi iu sjell pesë njerëzit që kanë bërë investimet më të mëdha në kriptovaluta.

Marc van der Chijs

Ai është investitor në “Tudo”, një YouTube kineze. Që prej kur lëvizi në Kanada, ai ka investuar në kriptovaluta. Tani është drejtor i “FirstCoin”, një bankë investimi për ofertat e kriptovalutave.

Ari Pal

Është bashkëthemelues i “Capital BlockToëer”, një kompani e specializuar për investime në kriptovaluta. Përvoja e tij është menaxhimi i investimeve, gjithashtu ai shkruan rreth investimeve të kriptovalutave në TheCryptocurrencyInvestor.com.

Michael Novogratz

Në dhjetor të 2017-së, kur çmimi i Bitcoin ishte duke rënë ndjeshëm, ai shkroi se 30 për qind e vlerës së tij neto ishte në pasuritë e kriptovalutave . Megjithatë, ai vuri në dukje se firma e tij “Galaxy Digital” kishte vënë një fond të fshehtë mbrojtës.

Binjakët Winklevoss

Binjakët Tyler dhe Cameron Winklevoss më së miri njihen për akuzën që i kanë bërë Mark Zuckerberg lidhur me vjedhjen e idesë së tyre për një rrjet social, por tani ata e drejtojnë “Gemini”, një platformë tregtare për kriptovaluta. Në prill të 2013-së, kur Bitcoin ishte me vlerë 120 dollarë ata blenë monedha prej 11 milionë dollarësh, apo rreth 1 për qind e të gjitha monedhave që ishin në qarkullim në atë kohë.

Juthica Chou

Është president dhe bashkëthemelues i “LedgerX”, i specializuar në tregtimin tradicional të derivateve, por “LedgerX” është platforma e parë për blerjen e Bitcoin. Kjo platformë siguron një mënyrë që investitorët të marrin pjesë në rritjen e kriptovalutave. /Telegrafi//Telegrafi/

Exit mobile version