Site icon Telegrafi

Pesë ikonat e WWE-së që mund t’i kthehen ringut në 2017 (Foto)

Tifozët e WWE-së mund të presin shumë në vitin 2017, pasi disa nga yjet legjendare të këtij sporti mund t’i kthehen ringut.

Këtë vit, kompania ka mirëpritur kthimin e Bill Goldberg, i cili rezultoi shumë i suksesshëm. Ndërsa ikona Triple H ka paralajmëruar se në Royal Rumble të muajit të ardhshëm (29 janar) do të ketë shumë befasi.

Telegrafi jua sjell më poshtë pesë yjet e WWE-së që mund të kthehen.

Stone Cold Steve Austin

Stone Cold Steve Austin u pensionua në vitin 2003, mirëpo thuhet se mund të kthehet në Royal Rumble.

Një nga yjet e shumtë të këtij sporti që ndjekin karrierën si aktor

Evenimenti ‘paguaj për të parë’ do të zhvillohet në in San Antonio të Teksasit, ndërsa Triple H (i cili është zëvendëspresident i evenimenteve të WWE-së) nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të tij.

Shawn Michaels

Mundësi nga Austini, Shawn Michaels, po ashtu është njëri nga ata që mund të kthehet në Royal Rumble.

Një nga të parët që mund të kthehet

Me muaj të tërë është spekuluar se ai mund të kthehet në Kampionatin Botëror të WWE-së kundër AJ Styles pikërisht në evenimentin e janarit, ndërsa vet Styles ka nxitur spekulime se kjo mund të ndodhë.

Kurt Angle

Katër herë kampioni botëror i WWE e ka shprehur haptas dëshirën për t’u kthyer. Në një intervistë më të re, ai ka thënë se ka qenë në kontakt me Triple H dhe Vince McMahon rreth rikthimit.

Ai tashmë i ka tejkaluar problemet me vartësinë

Angle ka qenë i varur nga barnat kundër dhimbjes, ndërsa në tre vitet e fundit e ka tejkaluar këtë problem dhe është i gatshëm që t’i kthehet ringut.

Triple H

Ai është 14 herë kampion bote në WWE, ndërsa është sfiduar nga Seth Rollins.

Ai është shpallur 14 herë kampion

Pasi fitoi ndaj Chris Jerichos në Roadblock më 18 dhjetor, Rollins deklaroi se dëshironte hakmarrje ndaj Triple H, emri i vërtetë i të cilit është Paul Michael Levesque.

The Rock

Një nga yjet më të mëdha të WWE, The Rock është paraqitur në çdo WrestleMania që nga rikthimi në vitin 2011.

Ylli më i madh i këtij sporti

Mirëpo, gjatë kësaj periudhe ka pasur vetëm dy duele të rëndësishme, ndaj John Cenas – ndërsa mund të zhvillojë edhe një tjetër në vitin 2017.

WWE është duke përgatitur një duel ndërmjet Dwayne Johnson (i cili po rezulton shumë i suksesshëm si aktor), kundër Triple H. /Telegrafi/

Exit mobile version