Interi dhe Juventusi po zhvillojnë një ndeshje spaktakolare, ku pjesa e parë u mbyll 3-2 në të mirë të vendasve.
Loja nisi më mirë për Interi që arriti të fitojë penallti që në start, pasi Danilo pengoi në zonë Marcus Thuramin.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Piotr Zielinski që shënoi për 1-0.
Por Juventusi u kthye shpejt në lojë, fal një aksioni të bukur, ku Weston McKennie asistoi te Dusan Vlahovic që shënoi për 1-1.
Zonja e Vjetër nuk u ndal me kaq, duke marr epërsinë menjëherë pas barazimit, me Francisco Conceicaon i cili asistoi te Timothy Weah që shënoi na afër për 2-1.
Që kjo ndeshje do të ishte e madhe u kujdes, Henrikh Mkhitaryan që shënoi për 2-2.
Menjëherë pas golit, gjyqtari Marco Guida, akordoi penalltinë e dytë për Interin, ku sërish Zielinski ishte i saktë për 3-2.
Tiiiiiiiiimmmmmm!!! 🇺🇸⚪️⚫️#InterJuve [1-2] pic.twitter.com/LbIEwRWLoW
— JuventusFC (@juventusfc) October 27, 2024
Duke e parë pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë pritet të jetë e fortë. /Telegrafi/