Site icon Telegrafi

Pesë gjerat që nuk i keni ditur për Shërbimin Sekret amerikan

Kur shohim paraqitjet e presidentit të ShBA-ve, aty mund të shohim edhe Shërbimin Sekret të këtij shteti, në rolin e tij më të lartë: Gatishmërinë për të mbrojtur Komandantin e Përgjithshëm.

Por  prania e dukshme e këtij shërbimi është vetëm njëra anë e agjencisë e cila mbron edhe nënpresidentin dhe familjen e tij, ish presidentët si dhe presidentët e  vendeve të tjera të cilët vizitojnë Amerikën, transmeton KosovaPress.

Disa fakte interesante:

Shërbimi Sekret në fillet e tij nuk e ka mbrojtur presidentin

Në vitin 1865 Shërbimi Sekret amerikan u themelua si pjesë e Departamentit të Thesarit për të luftuar falsifikimin  e parave pas Luftës Civile.  Një e  treta e parave në qarkullim në atë kohë ishte e falsifikuar,  gjë cila filloi të shkatërronte ekonominë e vendit.

” Për ironi , presidenti Linkoln nënshkroi ligjin për të  krijuar Shërbimin Sekret pak para se  të vritej “, tha Mickey Nelson,  ish asistent drejtorit të Shërbimit Sekret, tani  udhëheqës në Consulting Group.

“Kjo nuk kishte të bënte me mbrojtjen e presidentit në atë kohë”, ka shpjeguar ai.

Luftimi i falsifikimit është ende një pjesë  kryesore e punës së Shërbimit Sekret

Agjencia vazhdon të hetojë falsifikimin e valutës së SHBA-së si brenda ashtu dhe jashtë shtetit.  Në nëntor të vitit 2016 agjencia  ka konfiskuar 30 milionë dollarë para të falsifikuara në Peru, i cili është edhe  konfiskimi më i madh në historinë e saj .

Mbrojtja e plotë e presidentit filloi në vitin 1901

Shërbimi Sekret ka mbrojtur jozyrtarisht dhe pjesërisht presidentin Grover Vleveland , në vitet e fundit të shekullit XIX.

Pas vrasjes së presidentit William McKinley në 190,  vrasjes së  tretë presidenciale në 36 vjet,  Kongresi ka kërkuar  mbrojtjen e plotë nga Shërbimi Sekret për Presidentët.

Pjesa më e madhe e punës përfundon para ngjarjeve të rëndësishme

Një deri në dy javë para çdo ngjarje presidenciale jashtë Washingtonit, ekipet e Shërbimit Sekret janë prezente.

Prezenca e tyre është  kudo: Si nëpër rrugët sekondare dhe ato emergjente.  Ata zhvillojnë planet e sigurisë në secilin vend që presidenti do të vizitojë.

“Planifikimi  paraprak është parimi kryesor i Shërbimit Sekret  prandaj edhe është i efektshëm”, tha Nelson.

Njerëzit gjithmonë sipas tij i shohin agjentët përreth presidentit por “ajo që ata nuk shohin janë ditë dhe orë të punës së rëndë para mbërritjes së  presidentit.

“Për shembull, planifikimi  për inaugurimin presidencial të vitit 2017, filloi 18 muaj më parë”, tha ai.

Cili është sekreti i madh?

Origjina e emrit të agjencisë ( Shërbimi Sekret), nuk ka të bëjë me intrigat e kohës moderne. Çdo gjë lidhet me qëllimin e saj fillestar:  luftimin e falsifikimit të parave.

“ishte një grup i fshehtë operativ në atë kohë”, shpjegoi Nelson.

“Meqë ishin të fshehta, atëherë edhe agjencia mori emrin “Shërbimi Sekret”, tha Nelson.

Exit mobile version