Myslimanët nga e gjithë bota, sot festojnë Kurban Bajramin, festa e dytë e dy festave të mëdha në Islam.
CNN shkruan se dita fillon me lutjet e mëngjesit. Festimi vazhdon me vizita te të afërmit dhe miqtë, shkëmbimi i dhuratave dhe gostive. Ata të cilët kanë kushte për të therë një kafshë [kurban], për shembull një lopë apo dele, dhe të ndajnë mishin me të varfrit.
Në vijim janë pesë gjërat që duhet t’i dini në lidhje me Kurban Bajramin:
1. Bajrami i Vogël është i njohur edhe si Festa e Krubanit. Kjo është një nga dy festat e Bajramit që respektohen nga myslimanët. Tjetri është Fitër Bajrami, i cili pason përfundimin e Ramazanit, muajit të agjërimit.
2. Kurban Bajrami kremton edhe momentin kur Perëndia i është shfaqur Ibrahimit në një ëndërr duke i kërkuar që të sakrifikojë djalin e tij si një akt i bindjes. Përderisa Ibrahimi ishte i gatshëm që të sakrifikojë djalin e tij, Perëndia e ndaloi atë duke i dhënë një dele që ta bëjë kurban, në vend të djalit të tij. Ky version i kësaj ngjarje tregohet edhe në Tora dhe në Dhiatën e Vjetër të Biblës.
3. Për të kremtuar testin e Perëndisë ndaj Ibrahimit, shumë familje myslimane sakrifikojnë një kafshë dhe mishin e saj e ndajnë me të varfrit. Ata gjithashtu dhurojnë edhe nëpër organizata bamirëse. Myslimanët gjithashtu shkëmbejnë dhurata gjatë këtyre festave.
4. Konsiderohet si një prej riteve më të nderuara të Islamit, festa fetare katër ditore korrespondon edhe me plotësimin e Haxhit, pelegrinazhi në Mekë, që duhet ta kryejnë të gjithë myslimanët, që janë të aftë fizikisht dhe financiarisht, së paku njëherë në jetë. Brenda vitit pelegrinazhin e kryejnë më shumë se 2 milionë myslimanë.
5. Këtë vit Kurban Bajrami ka filluar të hënën, në pjesën më të madhe të botës myslimane. Për shkak se festa varet në bazë të hënës së re, disa vende e festojnë atë ditën e martë. /koha/