Telegrafi

Pesë futbollistët e Arsenalit që pritet të largohen së shpejti nga Emery

Emery gjatë një stërvitje me Arsenalin

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery ka etiketuar pesë futbollistë të pavlefshëm për ekipin e tij në sezonin e ri.

Pas përfundimit të epokës Arsene Wenger, lëvizjet e Arsenalit në afatin kalimtar të transferimeve kanë qenë shembullore.

Wenger kishte krijuar një reputacion si një shpenzues i vogël në tregun e transferimeve, shpesh duke pritur deri në minutën e fundit para se të merrte vendime të rëndësishme transferime.

Lexo po ashtu Unai Emery është transferimi më i mirë i Arsenalit, thotë Robert Pires

Por, udhëheqësi i marrëdhënieve të futbollit, Raul Sanllehi, shefi i skuadrës Sven Mislintat dhe menaxheri i ri Emery kanë bërë më mirë këtë herë me Topçinjtë duke u dukur si një nga skuadrat më të vendosura në Evropë.

Emery pritet t’i japë tjetër fytyrë Arsenalit (Foto: Arsenal/Twitter)

Klubi ka shpenzuar tashmë më shumë se 70 milionë funte për të rregulluar vrimat e hapura në ekip.

Largimi i lojtarëve që filloi në janar ka vazhduar gjithashtu edhe në verë me Jack Wilshere dhe Santi Carzola, të fundit që janë liruar.

Lexo po ashtu Emery bën gati pesë largime nga Arsenali, Mustafi në listë

Megjithatë, ka ende disa lojtarë në ekip që nuk janë të kualitetit të kërkuar dhe Sportskeeda ka etiketuar pesë lojtarët që Emery pritet t’i largoj para fillimit të sezonit.

Pas largimit të tyre sigurisht që pritet të ketë ndonjë zëvendësues më të mirë ose në vendin e tyre tashmë ka ardhur zëvendësuesi.

1.Danny Welbeck

2.Laurent Koscielny

3.David Ospina

4.Mohamed Elneny

5.Joel Campbell

/Telegrafi/