Joao Felix tashmë mund të quhet lojtar i Chelseat, pasi do të kompletojë brenda pak orësh kalimin nga Atletico Madridi në formë huazimi.
Sulmuesi portugez do të luajë te Blutë e Londrës deri në fund të këtij sezoni, derisa paga do të mbulohet nga këta të fundit dhe madrilenët do fitojnë 11 milionë euro.
Ky operacion nuk përfshinë opsionin e blerjes, pasi sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Felix do të nënshkruaj rinovim të kontratës me Atleticon deri në vitin 2027.
Por, si mund të luajë Chelsea me portugezin në skuadër?
Më poshtë janë pesë opsione se si skuadra londineze mund ta përdorë Felixin, duke i dhënë Graham Potterit shumë opsione në sulm.
Ai mund të luajë si sulmues qendror, si 10-sh, anësor nga e majta dhe me dy sulmues:
/Telegrafi/