Ato kanë një stil specifik dhe janë dama nga të cilat mund të mësojmë gjithçka
Nga Zendaya, e cila ka pushtuar me stilin e saj që kur u bë e famshme në serialin Euphoria, e deri te Irina Shayk gjithmonë perfekte, e cila na frymëzon me kombinime mode në dukje të thjeshta, nuk munguan edhe nga ato që nuk i shohim shpesh në publik dhe shquhen për stilin e tyre të sofistikuar.
Këtë javë në garën për më të veshurat u shfaq Anne Hathaway, por edhe Blake Lively, e cila magjeps me thjeshtësinë e saj, por gjithsesi na duket se gjithë vëmendjen e ka hequr Jennifer Lopez gjithmonë joshëse me një kombinim kafe nga koka te këmbët, transmeton Telegrafi.
1. Jennifer Lopez
E kafta është ngjyra e vitit dhe JLo e di mirë këtë!
2. Irina Shayk
E zeza është pa dyshim ngjyra e saj e preferuar dhe nuk do ta kuptojmë kurrë sesi ia del që çdo stilim i saj të jetë perfekt.
3. Blake Lively
Një pulovër i thjeshtë në një ngjyrë që u rri në mënyrë perfekte biondeve dhe xhinset me këmbë të drejta për një pasdite të relaksuar në New York. Çanta Louis Vuitton dhe syzet interesante pa dyshim që e bënë këtë kombinim në dukje të thjeshtë të duket i mrekullueshëm.
4. Anne Hathaway
E kujtojmë nga filmi “The Devil Wears Prada”, ndaj është e pamundur të mos mendosh se vetë Miranda Presley do ta miratonte këtë stil.
5. Zendaya
Një nga yjet e reja të preferuara me stilin e saj i çmend edhe njohësit më të mëdhenj të modës.
/Telegrafi/