Roma është skuadra që po befason deri tani në vitin 2025 duke mbledhur shumë pikë, pasi një fillimi të tmerrshëm të sezonit, ku ndryshoi dy trajnerë.
Efekti Claudio Ranieri si duket po e bën të veten te Roma, pasi Giallorossët në vitin 2025 janë të dytët për rezultate të dobishme radhazi.
Njëzet pikë të fituara në të gjitha garat dhe kualifikimi për në kupa është tani vetëm një hap larg. Roma, e humbur në mes të nëntorit, është rikthyer të jetë e frikshme nën drejtimin e Ranierit.
Giallorossët kanë një nivel mesatar të denjë për Ligën e Kampionëve në vitin 2025, ose ndoshta edhe pak më shumë.
I vetmi klub në top pesë kampionatet evropiane që ka bërë më mirë se Roma deri më tani është Bayern Munich me 22 pikë. Pas tyre janë vetëm tre skuadra: PSG, Nice dhe Roma me 20 pikë nga 6 fitore dhe 2 barazime.
Prandaj skuadra e Ranierit po fluturon dhe ka lënë pas përkohësisht skuadra si Liverpool (19 pikë), Interi (17 pikë) dhe Real Madrid (17 pikë).
Pyetja, brenda tifozëve, lind spontanisht: çfarë do të kishte ndodhur nëse Ranieri do të kishte ardhur më herët?
/Telegrafi/