Institucionet shtetërore do ti lirojnë banorët e zonave të krizës për pesë ditë pune, ka bërë të ditur Ministria për punë dhe politikë sociale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky rekomandim siç bën të ditur Ministria për punë dhe politikë sociale është në pajtim me obligimin e Qeverisë nga mbledhja e mbajtur më 07.08.2016, dhe me të u rekomandohet kompanive private ti lirojnë të punësuarit të cilët jetojnë në zonat e goditura nga vërshimet në kohëzgjatje prej 5 ditësh./Telegrafi/