Telegrafi

Pesë arsyet se përse Messi e dëshiron largimin nga Barcelona

Lionel Messi është shumë afër të largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar veror.

Ylli argjentinas dorëzoi letrën për largim në bordin e klubit, derisa situata doli jashtë kontrollit me humbjen 8-2 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Përplasja e 33-vjeçarit me bordin e klubit katalunas daton nga fillimi i këtij viti, kur ndodhi shkarkimi i Ernesto Valverdes.

Lexo po ashtu Largimi i Messit: Divorci shëmtuar përfundon epokën e bukur të Barcelonës

Eric Abidal kishte akuzuar Messin se shkaku i tij dhe i shokëve te skuadra, trajneri ishte shkarkuar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i argjentinasit që ka kërkuar nga drejtori sportiv që të merret me punët e tij dhe t’i publikojë emrat e lojtarëve që e kërkuan shkarkimin e Valverdes.

Messi ka pesë arsye se përse dëshiron të largohet nga Barcelona:

1# Raporti i tij me bordin e klubit

Është raportuar se Messi nuk ka pasur asnjëherë raporte të mira me Bartomeun, shkaku i udhëheqjes së dështuar të klubit në pesë vitet e fundit.

Lexo po ashtu Messi nuk mund të largohet aq lehtë nga Barcelona

2#Shkarkimi i Ernesto Valverde

Kur Valverde ishte shkarkuar, Messi e kishte përshëndetur trajnerin dhe i kishte dëshiruar shumë fat, duke bërë me dije se ai nuk dëshironte që trajneri të shkarkohej, por ishin rezultatet e dobëta.

3# Mosmarrëveshje në planet e klubit

Messi asnjëherë thuhet se nuk është pajtuar me planet sportive të klubit, sidomos në pjesën ku ka menaxhuar Abidal, që ka shpenzuar për pesë vite gati një miliard euro.

Lexo po ashtu Kështu mund të duket formacioni i Cityt me Messin në krye të skuadrës

4# Trajtimi i Luis Saurezit

Ronald Koeman kishte telefonuar ditë më parë Suarezin që t’i tregonte se nuk është pjesë e planeve të tij në bashkëbisedimin që zgjati më pak se një minutë.

Lexo po ashtu Klubet favorite, gjasat, çmimi i mundshëm – ku qëndron e ardhmja e Messit

5# Nuk ka projekt fitues

Mesis është i zhgënjyer se si në klub është instaluar një mentalitet pa projekte fituese dhe ka pak besim se Ronald Koeman mund të ndryshojë gjërat në klub, shkaku që holandezi nuk ka një CV të pasur më trofe. /Telegrafi/