Site icon Telegrafi

Pesë arsyet pse Mauricio Pochettino ka qenë perfekt në 30 ditët e para te Chelsea

Mauricio Pochettino ka qenë në Chelsea për vetëm pak më shumë se një muaj, por tifozët janë me plot optimizëm para sezonit 2023/24.

Më poshtë janë renditur pesë gjërat kryesore që trajneri argjentinas ka arritur tashmë t’i bëjë në skuadrën londineze.

Eksodi në skuadër

Pochettino mori përsipër një skuadër të stërmbushur dhe detyra e tij ishte që t’i largonte disa futbollistë. Pasuan një mori largimesh – me disa ende që pritet të ndodhin, ndërsa argjentinasi kërkon të sigurojë numrin e tij të preferuar të skuadrës prej rreth 25 lojtarësh.

Lexo po ashtu Tre lojtarë të Chelseat që i lanë përshtypje Mauricio Pochettinos në para-sezon, dy që kanë dështuar

Transferimet e reja po dëshmohen

Christopher Nkunku, Nicholas Jackson dhe Andrey Santos janë vetëm disa lojtarë që kanë bërë debutimin e tyre te Chelsea nën drejtimin e Pochettino këtë verë. Një rindërtim në Stamford Bridge është duke u zhvilluar me Pochettino duke bërë të gjitha lëvizjet e duhura deri më tani.

Ndryshimet e sistemit

Pochettino duket se është vendosur në sistemin 4-2-3-1 dhe pritet që kjo skemë të përdoret edhe në ndeshjet e Ligës Premier, sidomos në ndeshjen hapëse kundër Liverpoolit në shtëpi të dielën, 13 gusht.

Lexo po ashtu Pronari i Chelseat i propozon PSG-së një formulë për marrëveshjen me Mbappen

Përmirësimi i fitnesit

Një regjim tepër i rreptë stërvitor është zbatuar nga argjentinasi në Chelsea këtë verë dhe nuk ka asnjë justifikim për lojtarët që të mos jenë në maksimumin e tyre kur edicioni i ri të fillojë më vonë këtë muaj.

Rikthimi i besimit

Ndjenja e emocionit dhe optimizmit më në fund është rikthyer te Chelsea pas sezonit tronditës 2023/24. Të gjithë në klub janë të mbushur me vetëbesim për në sezonin e ri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version