Përderisa Real Madridi po kalon nëpër një prej periudhave më të këqija kohët e fundit, James Rodriguez po kalon një nga momentet më të mira të karrierës nën drejtimin e Jupp Heynckes te Bayern Munichu.
Zinedine Zidane ka rrezikuar shumë me huazimin e tij, por duket se Reali do të pendohet që e ka lejuar të largohet.
James kurrë nuk ka kritikuar ish trajnerin e tij, por francezi u pyet për anësorin e rrezikshëm në një konferencë për shtyp dhe përgjigja e tij ishte e qartë.
“Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë problem me Jamesin”, tha ai.
Por, nëse atij i mungon diçka, është pikërisht kontributi i Rodriguezit.
Golat dhe asistimet
Shpesh është folur për formën e dobët të tij te Reali, por statistikat tregojnë një gjë tjetër për kohën e tij në Spanjë ku ai shënoi 17 gola dhe bëri 18 asistime në sezonin e tij të parë, tetë gola dhe 10 asistime në sezonin e dytë dhe 11 gola dhe 13 asistime në të tretin sezon të tij.
E majta e tij
Bayern Munichu po përfiton nga këmba e tij e majtë, e kjo është parë edhe një javë më parë kur ai shënoi nga gjuajtja e lirë – njëjtë bëri edhe te Reali. Pak mund të konkurrojnë në këtë aspekt me të dhe bashkëlojtarët e tij ek anë ditur këtë, duke u kthyer kah ai si opsion kur kanë pasur nevojë për gol nga distanca.
Karakteri
Nëse skuadrës i mungon ndonjë gjë këtë sezon, është karakteri i kolumbianit në zhveshtore duke parë se ai ishte një lojtar shumë i dashur. Është e natyrshme të shohim mesazhe në publik të tij me ish bashkëlojtarët dhe bashkëlojtarët aktual duke vallëzuar, duke bërë shaka dhe kënaqësinë që i sjellë ekipit, një gjë që ka munguar te Reali këtë sezon.
Impenjues
Në shumë ndeshje sezonin e kaluar, James ishte ai që ja doli të ketë imapkt substancial edhe pse i janë dhënë pak minuta nga Zidane. Goli i tij në El Clasicon e fundit vetëm shtatë minuta nga përfundimi i ndeshjes edhe pse nuk e ndali ekipin e tij nga humbja me një lojtar më pak në teren. Historia u përsërit vetvetiu kohë pas kohe sezonin e kaluar kur James dhe Morata shpëtonin ekipin kur gjërat nuk shkonin sipas planit.
Loja mes vijave
Roli i tij te Reali ishte ai që tash po performohet nga Isco dhe Marco Asensio, të cilët kanë përfituar më shumë se të gjithë të tjerët nga largimi i tij, por performancat e tyre kanë qenë të dobëta tash e sa kohë. Realit i mungon lëvizshmëria e Jamesit mes vijave të mesfushës defensive dhe sulmit, e tifozët gjermanë natyrisht se tash po kënaqen me paraqitjet e tij. /Telegrafi/