Telegrafi

Pesë aksidente në hyrje të Prishtinës, përfshihen 15 automjete dhe lëndohen 12 persona

Foto: Marakli t’kerreve/Facebook

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj-Prishtinë kanë ndodhur pesë aksidente trafiku, me lëndime trupore.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete.

Lexo po ashtu Aksident zinxhiror në hyrje të Prishtinës

Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona, raporton Telegrafi.

“Më datën 05.08.2020 rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj – Prishtinë kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore. Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/