Telegrafi

Pescara 1-1 Milan, vlerësimi i Memushajt dhe të tjerëve (Foto)

Milani nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Pescara.

Pescara e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, ka arritur të mbahet mirë ndaj Milanit, ku në fund kanë barazuar.

Golat në këtë takim u shënuan nga Gabriel Paletta, i cili shënoi autogol në minutën e 12 dhe Mario Pasalic (41’) për Rossonerët.

Lexo po ashtu Rrëshqet Milani, nuk mundet më shumë se një barazim ndaj Pescaras (Video)

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mbrojtësi Davide Calabria, i cili u notua me 8.1, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin Gigi Donnarumma, që pas gabimit qesharak u vlerësua me 5.8.

Memushaj luajti deri në minutën e 90-të dhe ishte ndër më të mirët te vendasit, duke u vlerësuar me notën 6.5. /Telegrafi/

Pescara:

Milan: