Telegrafi

Pescara 0-2 Juventus, nota e Memushajt dhe të tjerëve (Foto)

Juventusi ka fituar në udhëtim te Pescara me rezultat 2-0.

“Zonja e Vjetër” ka vazhduar serinë e fitoreve edhe në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të Serie A, ku kësaj radhe mposhten Pescarën.

Golat në këtë takim u shënuan nga sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili të parin e shënoi në minutën e 23, ndërsa për 2-0 në minutën e 43.

Lexo po ashtu Juve vazhdon me fitore, ngec Roma (Video)

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Higuain, i cili u notua me 8.7, ndërsa nota më e ulët shkoi për Francesco Zampano që u vlerësua me 6.0.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, i cili u vlerësua me notën 6.8 apo nota e dytë më e lartë të skuadra e tij. /Telegrafi/

Pescara:

Memushaj u vlerësua me notën 6.8

Juventus: 

Te Juve dështuan Pjanic, Marchisio dhe Dybala