Juventusi ka fituar në udhëtim te Pescara me rezultat 2-0.
“Zonja e Vjetër” ka vazhduar serinë e fitoreve edhe në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të Serie A, ku kësaj radhe mposhten Pescarën.
Golat në këtë takim u shënuan nga sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili të parin e shënoi në minutën e 23, ndërsa për 2-0 në minutën e 43.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Higuain, i cili u notua me 8.7, ndërsa nota më e ulët shkoi për Francesco Zampano që u vlerësua me 6.0.
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, i cili u vlerësua me notën 6.8 apo nota e dytë më e lartë të skuadra e tij. /Telegrafi/
Pescara:
Juventus: