Site icon Telegrafi

Përziere emocionesh për Jamie Carragher: Nga një person i lumtur, në një me zemër të thyer nga dueli Liverpool-Real Madrid

Jamie Carragher kishte një fillim të gëzueshëm në studion e CBS Sports, aty ku punon si analist sportiv, por që fundi ishte i hidhur për të.

Legjenda e The Reds kishte emocione të përziera gjatë humbjes 5-2 të Liverpoolit kundër Real Madridit të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Golat nga Darëin Nunez dhe Mohamed Salah i dhanë Liverpoolit fillimin fantastik në këtë ndeshje të parë të së tetës së finales, por Real Madridi vazhdoi të shënonte pesë gola.

Lexo po ashtu Jamie Carragher e quajti Real Madridin një nga fituesit më me fat, Henry e kundërshtoi menjëherë

Vinicius Junior dhe Karim Benzema shënuan nga dy gola secili, ndërsa Eder Militao gjithashtu futi vetën në listën e realizatorëve.

Liverpoolit do t’i duhet një mrekulli e vogël për të përmbysë deficitin prej tre golave ​​në Bernabeu muajin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Përkundër turpërimit që ia bënë Liverpoolit, Ancelotti qëndron 'me këmbë në tokë'

Carragher, si çdo tifoz tjetër i Liverpoolit, nuk mund ta besonte atë që po ndodhe në Anfield, pasi skuadra e tij e zemrës e humbi epërsinë prej dy golave.

Ai në fund ishte një njeri me zemër të thyer, derisa një përmbledhje e emocioneve të tij tashmë po bën bujë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version