Site icon Telegrafi

Përzgjidhen pesë rajonet planore që do të përfitojnë para nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave e Maqedonisë

Pesë rajone planore do të marrin mjete financiare prej 30 milionë denarë përmes programit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave.

Me këto mjete do të ketë subvencione kapitale për zhvillimin e këtyre rajoneve në sferën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Synohet përmirësimi i infrastrukturës rurale rrugore përmes ndërtimit dhe riparimit të rrugëve qasëse në rajone me veprimtari të shpeshtuar bujqësore.

Rajonet përfituese janë përzgjedhur pas thirrjes publike, ku kishte 10 aplikues, ndërsa u përzgjodhën rajoni i Pellakonisë, i Vardarit, Verilindor, Juglindor dhe Lindor./Telegrafi/

Exit mobile version