Site icon Telegrafi

Përzgjedhësi i Zvicrës, Yakin konfirmon Xhakën si kapiten për ndeshjet me Anglinë dhe Kosovën

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin të premten e ka publikuar listën për ndeshjen me Kosovën, ndërsa ka thënë se kapiten do të jetë Granit Xhaka.

Ne listën prej 25 lojtarëve të ftuar janë edhe Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.

Zvicra më 26 mars do të luajë në Londër ndaj Anglisë, ndërsa tri ditë më vonë do të përballet me Kosovën në Zurich.

Lexo po ashtu Zvicra publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës, në të janë edhe tre futbollistë shqiptarë

Përzgjedhësi Yakin ka bërë të ditur se në këto ndeshje, kapiten i Zvicrës do të jetë Xhaka.

“E kam vizituar Xhakën javën e shkuar në Londër dhe ishim në darkë së bashku”.

“Është shumë e rëndësishme që patëm një bisedë të afërt. Në formën që është aktualisht, ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin tonë në këto dy ndeshje”.

“Do ta adresojmë çështjen e kapitenit sërish në detaje, por nuk do të ketë ndryshime në këtë aspekt”, ka thënë Yakin.

Yakin ka folur edhe për Xherdan Shaqirin, i cili u transferua në MLS te skuadra Chicago Fire, duke thënë se kalimin e tij atje e sheh si shumë pozitivë. /Telegrafi/

Exit mobile version