Telegrafi

Përzgjedhësi i Sllovenisë, Matjaz Kek vlerëson lartë Kosovën pas shortit të Ligës së Kombeve

Sot në Amsterdam të Holandës është hedhur shorti i Ligës së Kombeve, ku Kosova ka zbuluar kundërshtarët e saj në Ligën C të kësaj gare.

“Dardanët”, të cilët ishin në vazon e dytë të Ligës C, do të kenë përballë Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë në Grupin 3.

Përzgjedhësi i Sllovenisë, Matjaz Kek ka folur me fjalë të mëdha për Kosovën pas shortit.

“Grupi është konkurrues, ku të gjitha skuadrat do ta kërkojnë vendin e parë. Roli i favoritit i takon Greqisë, ndërsa Kosova tregoi cilësi dhe zemër në ciklin e fundit kualifikues për ‘EURO 2020’”.

“Kosova është interesante nga pikëpamja gjeografike, dhe ndeshjet në Prishtinë dhe Ljubljana do të jenë plotë më tifozë”, ka thënë Kek për mediat e vendit të tij. /Telegrafi/