Site icon Telegrafi

Përzgjedhësi i Rumanisë, Iordanescu: Ta humbasësh kualifikimin në tavolinë është turp

Përzgjedhësi i Rumanisë, Edi Iordanescu ishte i frikësuar pas incidentit në ndeshjen me Kosovën.

Tifozët rumunë në mesin e pjesës së parë nxorën një parullë “Kosova është Serbi”, gjë që qoi te ndërprerja e ndeshjes për 45 minuta.

Ai ka thënë se do të ishte mëkat nëse kualifikimi të mohohej në tavolinë.

“Përgëzime për djemtë, ishin të shkëlqyer. Kanë shfaqur karakter, personalitet. Kanë treguar se mund të kalojnë momentet e vështira. Ajo që ndodhë rreth përfaqësueses nuk mund të kalohet lehtë. Kemi djem me karakter, me zemër të madhe dhe me vlera. Morëm fitore të merituar dhe po vazhdojmë para me besim”.

“Ndërprerja? Natyrisht se nuk e kemi dashur atë, të humbim ndeshjen. Të humbim kualifikimin në tavolinë nuk do të ishte në rregull”.

“Ka tifozë që na kanë përkrahur vazhdimisht dhe kërkoj prej tyre nga thellësia e zemrës të vazhdojnë para dhe të fokusohen në përkrahjen e ekipit nacional”, ka thënë Iordanescu. /Telegrafi/

Exit mobile version