Kosova nesër e pret Moldavinë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës që është edhe ndeshja e fundit në Ligën e Kombeve.
Trajneri i Moldavisë, Engin Firat, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme që luhet nga ora 20:45 ka thënë se janë këtu për fitore dhe nuk kanë ardhur të dorëzuar.
“Kosova është një ekip i fort dhe do të jetë e vështirë. Do të bëjmë gjithçka që ta ndalim Vedat Muriqin”.
“Kemi pasur probleme dhe lëndime në fazën e mbrojtjes. Do ta kemi të vështirë ta ndalim Vedatin, por ne do të bëjmë të pamundurën për të arritur rezultat pozitiv”.
“Kosova dhe ne kemi vuajtur nga COVID-19, por Kosova ka një të ardhme të ndritur dhe unë besoj se nuk do të ishte befasi nëse do të luante në Ligën B me potencialin që ka” deklaroi Firat.
Kosova ka dy pikë, ndërsa Moldavia ka vetëm një pikë, të marr në barazim me ne në ndeshjen e parë (1-1). /Telegrafi/