Telegrafi

Përzgjedhësi i futsallit, Simitçiu publikon listën e Kosovës për miqësoret me Holandën

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Arben Simitçiu e ka publikuar listën e lojtarëve për dy miqësoret e muajit prill kundër Holandës.

Djelmoshat e ekipit të Kosovës në futsall janë gati për dy ndeshje miqësore ndaj Tulipanëve.

Përzgjedhësi Simitçiu tashmë ka publikuar listën me 14 lojtarë të ftuar.

Lexo po ashtu Simitçiu e sheh si nder të madh drejtimin e Kosovës në futsall

Këto ndeshje do të zhvillohen më 5 dhe 6 prill në Zeist.

Ekipi do të grumbullohen më 1 prill, derisa më 3 prill nisen për në Holandë. /Telegrafi/