Site icon Telegrafi

Përvoja e femrave zbulon teknikën e paparë për arritje të orgazmës së shumëfishtë

Tani në zbulimin e këtij misteri na ndihmon studimi i ri i platformës “Omgyes”, të cilin e ka udhëhequr Debby Herbenick. Në këtë hulumtim ajo ka intervistuar 1.055 femra të moshës midis 18 dhe 95 vjeç.

Ato i kanë treguar që vetëm 47 për qind e tyre në jetë kanë përjetuar orgazëm të shumëfishtë., transmeton Telegrafi.

Pjesa interesante tani pason: shumica e këtyre femrave pas orgazmës së parë të shumëfishtë ka përdorur teknikë tjetër për arritjen e orgazmës pasuese.

Kjo do të thoshte që truku për arritje të asaj për të cilën shumica e femrave lakmojnë shumë nuk është në zbulimin e një metode dhe aplikimin e saj, sepse ka qenë frytdhënëse për herë të parë.

Truku pikërisht është në ndryshimin e gjërave.

Studimi thekson që të gjitha ato që besojnë që nuk do të mund të arrijnë orgazëm të shumëfishtë, sepse janë tepër të ndjeshme pas klimaksit, pikërisht mund të vazhdojnë dhe më shumë të zgjasin kënaqësitë e tyre.

Rekomandohet kalimi në lëvizje të lehta, të buta pas arritjes së parë të orgazmës, në mënyrë që të mundësojnë valën tjetër të kënaqësisë.

Pas orgazmës, 53 për qind e femrave të cilat kanë pasur sukses të arrijnë orgazmën e shumëfishtë kthehen në lëvizjet e mëparshme – në pjesët më pak të ndjeshme apo në lëvizje më të buta. Pastaj shumica arrijnë orgazmën e dytë duke ndryshuar teknikën e cila ka pasur sukses në orgazmën e parë – thekson autorja e studimit.

Sukses i madh në këtë hulumtim është zbulimi që trupi të trajtohet pas orgazmës së parë sikur të jetë plotësisht trup tjetër, me të tjera dëshira.

Supozohet që femrat nuk do të duhej të thonë “mos e ndërprit”, por të lutem “vazhdo tutje dhe bën diçka krejtësisht ndryshe. /Telegrafi/

Exit mobile version