Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup planifikon mbi 30 aktivitete në tërë Maqedoninë me rastin e shënimit të 67 vjetorit të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Shkup do të mbahet ‘Maratona e Shkupit’, pastaj turne në futboll, vallëzim, diskutim, festivale lokale nëpër tërë Maqedoninë. Qendrat e Informimit të BE-së në disa komuna do të organizojnë më 9 maj, aktivitete me rastin e Ditës së Evropës, me qëllim të festimit të idesë evropiane në nivel lokal./Telegrafi/